Emisioni i humorit, Portokalli ka bërë bashkë Arjolën dhe Monikën.

Ish-konkurrentet e Big Brother Vip patën një marrëdhënie të ngushtë brenda shtëpisë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të spektaklit u përfolën për një krisje të miqësisë.

Sapo u futën në skenën e Portokallisë, Arjola dhe Monika u përqafuan dhe gjatë skeçit të dyjave ju drejtua pyetja se përse ka fjalë që jeni zënë dhe nuk flisni.

Arjola iu drejtua duke thënë “mos u merr me thashetheme”, ndërsa Monika tha se pavarësisht asaj që thonë portalet ato janë mikesha shumë të mira.

Vajzat kanë sqaruar njëherë e mirë zërat dhe kanë konfirmuar para publikut miqësinë e tyre.