Rezultati i ADN-së vërtetoi dyshimin që flinte në zemrën e Shegushes prej vitesh:
ajo nuk është vajza e Xhemiles dhe as motra e Hermondit. Për të ditur nënën biologjike të saj dhe për t’i dhënë fund dilemave, Ardit Gjebrea dhe stafi i “Ka Një Mesazh Për Ty” u nis drejt Peqinit për të takuar zonjën Naile, të cilën Shegushja pretendon se e ka nënë.
Për të ruajtur privatësinë e saj, zonja Naile nuk ka pranuar të shfaqet në ekranin e Tv Klan, gjatë programit “E diela shqiptare”, por Ardit Gjebrea rrëfen për Shegushen dhe publikun, çfarë ndodhi gjatë takimit me të.
Ardit Gjebrea: Unë shkova e takova zonjën Naile dhe ajo më priti me shumë dashuri. Një zonjë e jashtëzakonshme, e mirë. Ishte bashkë me nusen e djalit. Sipas traditës më nxorën raki, çokollata, u përqafuam. E kisha shumë të vështirë dhe sigurisht sapo i thashë përse kam shkuar, pati një reagim shumë të fortë, tha “Ardit kemi një jetë që jetojmë kështu”, i thashë “megjithatë ka të drejtë Shegushja që ta dijë”.
Unë i tregova asaj që ne kemi rezultatin, pra sapo ma komunikoi zoti Xhevahir rezultatin që ti nuk je motër e vëlla me Hermondin, ajo aty u trondit pak më shumë.
Unë isha i mikrofonuar, ishin edhe kamerat, por zonja Naile nuk donte që të shfaqej dhe sigurisht që ne ruajmë privatësinë dhe respektojmë dëshirën e çdonjërit, në çdo kontakt që nëse dëshiron që të dalë, nëse dëshiron të bëhet publike ose jo. Për këtë qëllim, unë u tregova shumë i kujdesshëm dhe u sigurova që të mos shfaqim jo vetëm atë, por as shtëpinë se ku ndodhet, absolutisht asgjë.
Ajo u tregua shumë e mirë sepse tha “unë do ta bëj analizën e ADN-së”. Në një moment unë iu luta dhe i thashë “a do të vish në studio që ta marrim rezultatin aty?”, tha “Ardit jam shumë e emocionuar, nuk vij dot, të lutem më mirëkupto. Por, nëse rezultati del që Shegushja do të jetë vajza ime biologjike, do të kem edhe një vajzë tjetër, por vajzën që kam, që është ndërruar në maternitet, ajo është vajza ime dhe përjetësisht do të jetë vajza ime”.
Shegushe: Jam dakord.
Ardit Gjebrea: “E kam rritur me shumë dashuri, e dua, atë e familjen e saj, është vajza e shpirtit tim dhe asgjë nuk ndryshon nga kjo analizë, sido që të vijë, thjesht do hapet dera për një vajzë tjetër”, citon moderatori fjalët e Nailes./tvklan.al



