Dy këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni, janë të njohur për publikun me përpunimin e hiteve shqiptare.
Pas “Oj Lulije”, që rezultoi një sukses i vërtetë, ata kanë përzgjedhur “Fatushin” e Afrim Muçiqit për ta sjellë në një version më Remix.
“S’kam çka bëj veç me u tranu, se Fatushin unë e du”, janë vargjet që kanë ngelur në kujtesën e shumë njerëzve në Kosovë, pasi Afrim Muçiqi është ndër këngëtarët më të njohur.
Bruno dhe Klajdi kanë bashkëpunuar me DJ Vicky për ta sjellë Fatushin në version modern.
Videoklipi bart motive tradicionale shqiptare, ndërsa kjo këngë pritet të dëgjohet e kërcehet kudo këtë verë!



