Shumica e aksidenteve rrugore ndodhin për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve, por të udhëtosh në disa zona të vendit është e rrezikshme edhe për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë rrugore.
Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Shkodër-Lezhë në “Kryebushat” dhe në pika të tjera. Këto dy mjete në kundërshtim me kodin rrugor kryejnë parakalim të gabuar në vijën e pandërprerë që ndan në mes dy korsitë.
Një ditë më pare një aksident tragjik ndodhi në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në fshatin Shkjezë ku automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin David Gjonaj u përplas me një motor në të cilin udhëtonin një cift nga polocnia të cilët gjetën vdekjen.Ajo që mbetet problem është fakti se rruga Shkodër-Lezhë vijon që të jetë një njollë e zezë sa i përket aksidenteve rrugore.
Policia vendore e Shkodrës ka rritur numrin e kontrolleve në këto akse rrugore e po ashtu edhe numrin e gjobave të vendosura ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor por sërish ndërgjegjësimi tek shoferët është i ulët duke bërë që më pas të përfundojnë të aksidentuar rëndë e me viktima.
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, tejkalimi i shpejtësisë mbi normat e lejuara, përdorimi i alkoolit, përdorimi i celularit por edhe errësira nganjëherë në akset rrugore janë shkaqet kryesore të aksidenteve.
/rtsh shkodra/



