Një denoncim i pazakontë është publikuar së fundmi nga JOQ Albania. Banorët e një pallati denoncojnë një mësuese, e cila godet dyert e banesave në pallat.
Një prej banorëve shprehet se ajo mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Sipas qytetarit, policia nuk merr masa, pasi bashkëshorti i mësueses që godet dyert është ‘me pushtet’.Qytetari ankohet, pasi situata është shqetësuese dhe janë detyruar të shpenzojnë para për dyer të tjera. Ja mesazhi i tij i plotë i publikuar nga JOQ Albania.
“Pershendetje kam nje ankese Eshte nje grua rreth te 50 eshte mesuese ne lagjen 8 Durres , e cila si thone te gjithe ka probleme mendore. Na ka prishur gjith dyert e pallatit Shkuam denoncuam ne polici dhe pergjigjia e policve ishte vetem se na kan ardhur dhe ankesa te tjera per zonjen por askush nuk mer masa.
Arsyeja sigurisht per faktin se burri saj punon ne doganen e portit. Dua ta denoncoj ket fakte se eshte shume problem na ka ber dem gjith pallatin se ska 1 muaj qe kemi vendos deren e re gati 1miljon lek.
Incidenti ka ndodhur sot ne drek kur ishim te gjithe jashte. Tani ne dark e pam ckishte ndodhur askush nuk reagon sdon tja dije policia faree. Shikoni ka ardhur me cekic dhe i ka prishur dyert.Ju lutem publikojeni se ktu ska shtet smund te lejn rrugve nje te cmendur. As nuk e moren mundimin policia te shikonin demet.
E kan par njerezit me cekic ne dore ne mes te drekes ne rruge dhe askush sben asgje. Ky eshte dem privat dhe shteti nuk reagon”.



