Duket se martesa midis djalit të Sali Berishës dhe blogeres Armina Mevlani nuk do të vijë ndonjëherë. Këtë e ka konfirmuar kjo e fundit me një deklaratë të partnerit të saj të bërë publike në ekran.

Të gjendur në dasmën e Ilir Shaqirit dhe Emanuelës, Mevlani dhe Berisha kishin diskutuar për martesën e shumëpritur nga blogerja gjatë 10 viteve lidhje.

Djali i Berishës ia preu shpresat duke i thënë se për atë është njësoj si të martuar, të fejuar apo të dashuruar, përderisa bashkëjetojnë.

“Më ka thënë Zeni, për neve burrat vërtet është kënaqësi, por nuk ndryshon gjë. Si të martuar, si të fejuar, si të dashuruar, kur e kemi në shtëpi dikë që duam është njëlloj. Për ju është e rëndësishme, më tha, se të shoh si të shkëlqejnë sytë kur flet”, rrëfeu ndër të tjera Armina.