I ftuar në “Why Not”, aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, si gjithmonë bën deklarata të forta që përfundojnë duke bërë xhiron e rrjeteve soiale.
Ai ka bërë një koment për moderatorin Eni Shehu të cilin edhe e ka imituar. Veleshnja zbulon se ka qenë në gjimnaz me moderatorin, që së fundmi ka prezantuar “Daily Love Story”.
“Duket që Enin e bëj si g ay, sa për informacion ai ka qenë në shkollën e mesme njëri nga personat që ka ndërruar të gjitha gocat që kanë qenë më të bukurat e shkollës. Eni i ka pas dashnore”, tha Veleshnja.Rezarti njihet për imitimet që iu bën shumë personazheve publike të fushave të ndryshme, ku më i spikaturi është padyshim imitimi që i bën Arian Canit.
Ndër të tjera, është treguar kritik ndaj shtetit tonë, duke thënë se pushtetarët janë vetëm për t’i bërë keq vendit. Ai tha me ironi mbrëmjen e sotme në “ëhy not” se në vendin tonë gjatë këtij muaji emrat më të përmendur kanë qenë, Bora Zemani dhe Nuredin Dumani.“Shtetarët tanë i kemi vetëm për të ia futur vendit vet. Këta janë të fortë dhe kanë aq lekë sa nuk duhet të guxojmë t’i prekim.
Futet Nuredin Dumani, të zhduket shtëpia. Të hiqnin qafe me pagesë, kishin hap dyqan te Pazari i ri. Shqipëria dy emra ka pasur një muaj rrjesht, Bora Zemani dhe Nuredin Dumani.”- tha aktori.



