Bukuroshja Erjola Doçi, modele dhe showgirl e kanalit Top Channel në një intervistë ku flet për kujdesin e saj tregon se nuk i kursen shpenzimet mujore për lëkurën e trupit dhe të fytyrës.
Ajo thotë se paguan 2 mijë euro në muaj për kremëra që i duhen për të mbajtur fytyrën e pastër dhe lëkurën e trupit. Kjo deklaratë ka ngjallur shumë debate.
NNjë prej personazheve të njohur që ka reaguar është edhe gazetarja Aida Shtino e cila e pyet Erjolën se “Cfarë pune bëni për të jetuar”?Pyetje e drejtë, pasi të shpenzosh 2 mijë euro në muaj vetëm për kremëra në një vend me të ardhura si Shqipëria, është pak e cudtishme.
Kjo nuk është hera e parë që modelja e njohur bën deklarata të forta të cilat shkaktojnë reagime të forta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.Modelja e njohur, Erjola Doçi, ishte pak javë më parë e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku u diskutua rreth operacioneve estetike që bëjnë personazhet e njohur të ekranit dhe jo vetëm.
Pyetjes së Edi Manushit nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike Erjola iu përgjigj pozitivisht. “Kam bërë ndërhyrjen e rinoplastikës së hundës për arsye funksionale dhe meqë u futa e ula pak në profil”, tha Erjola.



