Do të rikthehet shumë shpejt në Tv Klan spektakli që për një kohë të gjatë u ka munguar të gjithëve – “Dance ëith Me”.
Programi më i famshëm i vallëzimit në Shqipëri, nga kërkesat e vazhdueshme të publikut, do të risjellë sërish entuziazëm në Tv Klan në edicionit e tij të shtatë.
Formatin, tashmë e njihni të gjithë sepse të gjithë janë gati të kërcejnë me VIP-at më të famshëm të Shqipërisë nën kujdesin e balerinëve profesionistë.Juria, pjesë e spektaklit do të ketë rol shumë të rëndësishëm edhe në këtë edicion për të vlerësuar VIP-at që kërcejnë në teatrin e Tv Klan javë pas jave.Kërcimet do të përfshijnë zhanret si: ëaltz, Tanto, Cha Cha, Mambo, Bachiata, Rumba, Samba, Jive, Musical, kërcim modern, por nuk do të mungojnë edhe kërcimet e traditës shqiptare.
Ndërkohë në të njëjtën kohë pritet të fillojë edhe “Dancing ëith the Stars” në Top Channel, ku prezantuese thuhet se do jetë Bora Zemani.Kjo nuk është hera e parë që Alketa dhe Bora do jenë përballë njëra-tjetrës, pasi edhe këtë sezon kishin format të njëjtë thuajse, Alketsa me “Love Story” dhe Bora në “Përputhen”.



