Një Lamborghini është sjellë ditën e sotme qendër të Tiranës nga Italia. “Supermakina” është sjellë në Shqipërti në kuadër të Javës Italiane në Shqipëri.

Aktivitet që zhvillohet në 25-vjetorin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme italiane dhe asaj shqiptare.Makina që shihet në foton është për ekspozim nga Policia e Italisë në Tiranë.

Kjo e fundit përdor disa makina të tilla në betejen kundër k rimit.Italia i bën dhuratë policisë shqiptare një “Lamborghini”! Do përdoret për… (foto)Pavarësisht ndryshimeve të mëdha që janë bërë vitet e fundit, policia jonë vazhdon të jetë ende shumë e varfër në mjetë dhe teknologji të avancuara, që mungojnë dhe ndikojnë në përfomancën e përgjithshme të policisë.

Mjafton të shohësh uniformat e policëve rrugorë që janë të vjetëruara si mos më keq, për të mos folur që kemi ende furgona apo motorë policie të dekadave të kaluara.Të mendosh që edhe ato mjete të mira që ka aktualisht policia jonë, janë dhuratë nga vende të ndryshme të Europës apo SHBA.