Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë këtë të enjte në Azerbajxhan, ku kanë marrë pjesë në një forum në të cilin mund të shkonte kushdo, mjafton të aplikonte.

Ata e shitën si ndonjë takim të rëndësishëm, për të treguar se nuk janë të izoluar.

Por kjo foto i përgënjeshtron.

Aq mediokre ka qenë prezenca, sa ata janë detyruar të hanë darkë me njëri-tjetrin, nën prezencën e profesor Mondit dhe Blushit të Metës.

Ndërsa Floriana iu bënte foton, e cila ka mbërritur deri në Tiranë.

Pra shkuan deri në Baku për të ngrënë një darkë me njëri-tjetrin, ndërsa në Tiranë e shitën si një pjesmarrje në një konferencë të rëndësishme.