Duke folur ditën e djeshme në Holandë, Rama u shpreh se është numri një në botë, si kryeministri më i mirë mes artistëve.

Rama e konsideroi veten më të mirin e të mirëve dhe kjo nuk është pikëpamje e tij. Kryeministri tha pa ngurruar se ishte numri 1 në botë ndër kryeministra artistë…

“Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj unë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë”,-deklaroi ai.

Ai nisi të fliste për veten në shkallë sipërore… pasi duket efektet e grupit polifonik “Zëri i Bilbilit” pas inaugurimit të tunelit të Skërficës kanë dhënë efektet e tyre…