Sot në orën 19:00 Para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmoret e Kombit është planifikuar të zhvillohet një protestë. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Pak ditë më pare ish Kryeministri Sali Berisha i kërkoi qytetareve te ngrihen në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi ne. Nuk mundet kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël, Tirana është kryeqyteti i kombit", tha Berisha.

Ndryshe nga vitet tjera, nga Shkodra u nisën shumë pak simpatizantë të PD. Ku ne foto duket qartë se ka më shumë gazetarë se protestues.

Më poshtë fotot në tre pikat e nisjes në Shkodër, Tek teatri Migjeni, Sheshi Isa Boletini dhe sheshi tek Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër.