Një incident ka ndodhur në debatin e organizuar nga gazeta britanike Sun mes dy gladiatorëve për udhëheqjen e konservatorëve, ish-ministrit të financave, Rishi Sunak dhe ish-sekretares së jashtme Liz Truss.
Moderatorja e debatit Kate McCann u rrëzua, dhe videoja e momentit të frikshëm po bën xhiron e rrjetit.
Papritur, teksa dy kandidatët për pasardhës të Boris Johnson po kryqëzonin shpatat, gazetarja u rrëzua dhe studioja griu nga shoku, plotësisht.
Incidenti ndodhi teksa Truss po i përgjigjej një pyetjeje. Ndërsa ajo fliste u dëgjua një zhurmë dhe më pas u pa një reagim i çuditshëm në fytyrën e ish-ministres së Jashtme britanike.
Pas zhurmës, shikuesit panë të shfaqej mesazhi i mëposhtëm në ekranet e tyre: “Na vjen keq për ndërprerjen e programit. Ne po punojmë për të zgjidhur problemin dhe së shpejti do t’i rikthehemi rrjedhës normale”. Më pas u vendos që debati të mos vazhdonte, ndërsa gjendja e moderatores ende nuk dihet.
https://twitter.com/Afroditaa1984/status/1551998116601151490?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1551998116601151490%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Foh-zot-moderatorja-rrezohet-ne-mes-te-debatit-te-nxehte-sunak-truss-video%2F360622%2F



