Autori dhe gazetari Marc Perry është mahnitur nga gjesti i shqiptarit në Prishtinë. Ai ka ndarë eksperiencën e tij në një autobus të Prishtinës, ku kishte harruar telefonin.
Shoferi i autobusit, i quajtur Haki, e ka gjetur telefonin dhe ka bërë rrugë shtesë për t’ia kthyer.
Ndërkohë, Perry thotë se nuk është hera e parë që harron sende, që janë gjetur dhe i janë kthyer nga banorët vendas.
“Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri një milje shtesë për të ma kthyer. Duke qenë se harroj shumë, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra që janë gjetur dhe më janë kthyer nga vendasit”, shkruan ai në një postim në Twitter.
https://twitter.com/perryeyes/status/1562860971257114625?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1562860971257114625%7Ctwgr%5E9f16f7790e1d208ad96fa132a94e69080670ffc9%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2022%2F08%2Fshqiptari-ben-veprimin-e-papritur-gazetari-anglez-mahnitet-nga-gjesti-eshte-hero%2F



