Një video është bërë virale kur tregon zyrtarë që inagurojnë një urë. Deri këtu është gjithçka në rregull, deri në momentin kur ura u shemb teksa zyrtarët po prisnin shiritin.

Videoja është regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos. Pamjet tregojnë momentin kur ata vrapojnë, teksa ura shihet duke u shembur ndërsa zyrtarët qëndrojnë mbi të.

Ky moment na kujton shumë situata të ngjashme me inagurimet që ndodhin në vendin tonë, ku cilësia e tyre lë për të dëshiruar dhe prishen sapo ikin ata që e inaguruan.

Po flasim për nje vend të botës së tretë, ku niveli i korrupsionit dhe i varfërisë është shumë i madh. Një vend që uria akoma është problem madhor.

RD e Kongos ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës dhe është një vend kontinental me në dalje të ngushtë në perëndim të vendit në Oqeanin Atlantik.

Kufiri i RD e Kongos përshkohet nga kufiri me Republikën Afrika Qendrore e Sudanin në veri, në lindje Ugandën, Burundin e Tanzaninë në jug-lindje me Zambian, në jug-perëndim me Angolën dhe në veri-perëndim me Republikën e Kongos.