Të ftuar sot tek “Aldo Morning Show”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar Lindi dhe Venera të cilët kanë folur për koncertin e tyre të parë recital i cili do zhvillohet në 11 Tetor.

Gjatë intervistës, Lindi ka treguar se kjo është hera e parë që ka parë “Aldo Morning Show”, por gjithashtu është hera e parë që e sheh edhe Aldon personalisht, pasi nuk e kishte idenë se si moderatori dukej.

Lindi: Unë për herë të parë po e shoh “Aldo Morning Show” dhe për herë të parë po shoh dhe Aldon. Aldo: Mos ja fut kot, uaa.

Lindi: Hera e parë që të shoh dhe ty dhe t’i ndjek mimika e fytyrës. Aldo: Më pak fjalë e dashur Venera ky është takimi jonë i parë.

Venera: Sot kur isha tek parukierja dhe po më thoshte a e ke parë ndonjëherë atë Aldon, si duket? Aldo: Jam bërë për kuic.

Venera: (Qesh) Nxirre ndonjëherë fytyrën se je goxha djalë. Venera dhe Lindi janë dy këngëtarë shumë të dashur për publikun shqiptarë dhe unik në stilin e tyre të kënduarit.