Çudira durrsake mund të cilësohej pa dyshim rasti që do t’ju paraqesim në vijim. Një qytetar ka filmuar një fakt vërtetë skandaloz që dëshmon se si personat e veshur me pushtet abuzojnë në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.
Një polic i Bashkisë Durrës është filmuar nga qytetarët duke hequr bllokuesin e makinave dhe duke nxjerrë automjetin e tij nga një post parkimi për invalidë. Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë Durrës. Sipas qytetarit policët i thyejnë vetë bllokuesit në mënyrë që të parkojnë makinat e tyre, ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa.
Në vijim mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ, shiko çfarë ben policia bashkiake ne Durres. I thyejnë këto dhe parkojnë makinat e veta. Ky polici heq kete hekurin qe te parkoje makinën e vet personale te Bashkia Durres, kurse neve na vendosin gjobe. Ky eshte polic i Bashkise Durres, por ky nuk ka te drejte ta shkuli hekurin, se nqs e bëjmë ne, dënohemi. Per me tepër ky eshte vend parkimi per invalidët. Me poshtë keni dhe videon. Flm.



