Helena Kadare është shprehur në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se nuk e njeh shkrimtaren që fitoi Nobel për letërsi.
“Nuk e njoh shkrimtaren që e fitoi edhe pse jetojmë në Francë. Është një grua që e ka fituar. Nuk e kam dëgjuar as si emër. Nuk prisnin asnjë gjë nga kjo juri. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh Helena Kadare për gazetaren Alisa Dauti teksa ishte në një nga lokalet e Tiranës duke ndjekur ceremoninë e çmimi Nobel.
Ndërkohë, Ismail Kadare u shpreh se nuk kishte asnjë përjetim për çmimin e dhënë ditën e sotme.
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet shkrimtares Ani Ernaux.
Ky çmimi i është dhënë shkrimtares franceze “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.



