Një telefonuese nga Italia ndan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan një përvojë të pakëndshme me fqinjët e saj.
Bardha prej 3 vjetësh jeton në një shtëpi në një lagje komunale, ku siç tregon, ndodhen nacionalitete nga më të ndryshmet. Ajo thotë se ka vite që përjeton një situatë të vështirë dhune nga fqinjët.
Bardha: Kam 3 vjet që jetoj në këtë lagje se kam ndryshuar shtëpinë ngaqë kam djalin invalid…
Aldo: Nejse, çfarë problemi ke se nuk po kuptojmë.
Bardha: Violencë. Jam rrahur nga komshinjtë dhe përditë përjetoj violencë, bullizëm.
Aldo: Po pse mi, pse të rrahin komshinjtë, si është puna?
Bardha: Nuk e di kanë probleme komshinjtë se komshinjtë pinë, kanë jetë të ndryshme, janë njerëz me probleme dhe në të njëjtën kohë jam unë me probleme.
Bardha shpjegon se nuk e di se nga cilat vende vijnë ekzaktësisht fqinjët e saj, por disa janë italianë, mes tyre ka marokenë, ndërsa mund të ketë edhe shqiptarë.
Aldo: Ti rri në shtëpi, e mbyll derën apo jo? Ata vijnë i bien derës?
Bardha: Po. Ata ma kanë shkatërruar derën. Thonë që unë mund të bëj zhurmë, ti nuk mund të bësh zhurmë. Imagjino çfarëë zhurme mund të bëj unë me një djalë 16 vjeç invalid.
Aldo: Këta që të kanë dhunuar janë meshkuj?
Bardha: Meshkuj dhe femra.
Aldo: Po çfarë, vijnë të rrahin e ikin?
Bardha: Po të them një eveniment. Te ballkoni ra mermeri, ra një copë mermeri, u shkëput, ra në tokë. Unë e mora me qese dhe e lashë në tokë para garazhit. Vjen një grua para garazhit, që është marokene, nuk e di dhe më dhunon për këtë arsye kur lagjja është plot me plehra.
Megi Latifi: A ke denoncuar për këto raste?
Bardha: Kam bërë edhe denoncime, por policia nuk i pranon denoncimet./tvklan.al



