Natyra është "viktima" më e madhe e kthetrave të njerëzimit.
Themi këtë pasi JOQ ka publikuar shpesh raste ku denoncohet ndotja e liqeneve që njihen si pasuri e Shqipërisë. Kësaj here liqeni i cili është mbuluar nga plehrat dhe është kthyer si një kënetë është liqeni i Shkodrës, në qendër të Shirokës.
Siç shihet ën videon e mbërritur në redaksi nga një qytetar, liqeni është mbushur me mbetje urbane, të hedhura nga banorët vendas dhe të papastruara nga autoritetet përgjegjëse.
Si pasojë e neglizhencës nga ana e Bashkisë dhe autoriteteve përkatëse për të pastruar liqenin, disa peshq të rrallë janë zhdukur krejtësisht e një pjesë tjetër është listuar në kategorinë “shumë të rrezikuar”.
Kjo ndodhet ne liqenin e shkodres Video-ja esht bere sot ne qender te shirokes



