Pasditen e sotme, Edi Rama ishte në Derviçan, Dropull. Me fermerët, ai diskutoi për disa nga problemet e banorëve të zonës.
Gjatë bisedës doli problemi i lejes së staneve që nga një vit, kryeministri kërkoi të bëhet 10 vite leja. Shefi i qeverisë u foli barinjve edhe për satelitët që do të lëshohen në orbitë.
“Vjen policia, tha. E dëgjove? Policia shkon, nuk të lë të vendosësh hurin e stanit. Ai polici i zonës, që thotë më erdhi një ndërtues këtu dhe të “kap edhe unë pjesën time”.
E para kjo duhet liberalizuar dhe do ta bëjmë se është çudi e madhe. E dyta vij te sateliti. Janë gjëra aq të thjeshta dhe aq të shpejta, kur i sheh një sy lart, që nuk e di kush është kushëri apo me partinë tjetër.
Ai thotë kullota funksionon. Ai shkonte deri në 70 cm. Numëron delet. Kur i mbledh te vatha t’i numëron. Të ndihmon edhe për atë tjetrën, që nuk e bën as polici dhe as inspektori, që nuk bën punë të liga” tha Edi Rama.
Një merak kishte edhe për akademinë e çobejve, që premtoi ministrja Krifca dy vite më parë.



