Serish qyteti i Shkodres eshte tronditur nga te shtenat me arme.

Nga burime akoma jo zyrtare behet me dije se te shtenat kane qene ne drejtim tee nje mjeti ne afersi ne lagjen Prek Cali.

Ne lidhje me kete ngjarje policia ne komunikaten e tyre zyrtare bejen me dije se:

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.