Një qytetar nga Norvegjia, Fatmiri, thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se nuk është detyra e një rojeje objekti të ndjekë hajdutin. Ai madje tregon edhe një rast që ka ndodhur në Norvegji, ku roja ka plagosur hajdutin dhe ky i fundit është dëmshpërblyer.

Fatmir: Unë di një rast me një fjalë, që ndodh edhe këtu në Norvegji, që roja ka ndjekur hajdutin, biles e ka plagosur atë me një mjet prerës, lopatë më duket dhe për këtë punë, roja është dënuar, hajduti ka marrë dëmshpërblim.

Aldo: Çfarë thua?!

Fatmir: Nuk është kompetenca e rojes.

Aldo: Është e drejtë kjo?

Fatmir: Shumë e drejtë është. Nëse një roje ndjek një hajdut për nga ana tjetër, futet një hajdut tjetër, atëherë roja e ka bërë detyrën e vet?

Aldo: Në rastin që na tregove nga Norvegjia, njerëzit u ndanë në dysh në opinion apo nuk flet njeri aty?

Fatmir: Jo, njerëzit nuk u ndanë në dysh sepse është shteti, janë kompetencat e policisë. Si ka mundësi, tjetri ngeli i plagosur nga ky.

Aldo: Ngel çyryk.

Fatmir: Mori dëmshpërblim, mirëpo njerëzve i djeg xhepi sepse këtë dëmshpërblim ai e mori nga institucionet, nga taksapaguesit norvegjezë./tvklan.al