Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Gjirokastër pranë vendit të njohur si “Postblloku”.

Nga qytetarët në vendngjarje mësohet se është përplasur një automjet i llojit veturë me një autobus të linjës Gjirokastër-Kakavijë.

Si pasojë e përplasjes raportohet se janë plagosur 3 persona, babë e bir dhe shoferi i autobusit.

Nuk dihen ende detajet në lidhje me shkakun dhe fajësinë e aksidentit.