Situata ka shkuar keq edhe për varre.

Në Tiranë, pak kohë më parë u arrestua drejtori i Erion Veliajt, i cili i shiste varret deri në dy mijë euro, fshehurazi, vetëm me anë të miqve.

Mirëpo në Lezhë është kaluar në tjetër nivel. Shitja po bëhet me tabelat në mur. Siç shihet dikush ka vënë një tabelë pranë varrezave.

“Shiten dy vende” – shkruhet në tabelë, ku është vënë edhe numri i telefonit.

Nuk dihet nëse kjo është bërë nga zyrtarë të bashkisë apo punonjës të varrezave.