“Dance Albania” ka nisur me një përballje të zjarrtë mes Visjan Ukcenajt dhe kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri.
Shkak duket se është bërë vlerësimi i këtij të fundit mbi performancat e aktorit, që duket se nuk po e shijon dot siç do të kishte dashur këtë pjesëmarrje në ‘Dance Albania’.
Sipas Visjanit, Iliri për dy javë rresht i ka dhënë atij të njëjtin vlerësim me pikë, por po ashtu edhe i ka bërë pothuaj të njëjtin koment. Ndaj edhe përpara performancës, Visjani i ka shprehur pakënaqësinë jurisë, ndonëse me humor. Ai tha se përsëritin gjithnjë të njëjtat fjalë kundrejt tij.
Por pretendimin e Visjanit e ka hedhur poshtë kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, i cili ka nënvizuar se ata janë aty për të kërcyer dhe jo për t’u marrë me fjalë: “Nëse edhe sot më bën të të jap të njëjtin vleresim, duhet të të vijë zor”,- është shprehur Ilir Shaqiri.



