Ura e vjetër e Bunës është kthyer javët e fundit në një shqetësim serioz për banorët e Bashkisë Shkodër.
Dëmtimet e dërrasave kanë vështirësuar qarkullimin dhe kthyer lëvizjen në të, në një rrezik për jetën e qytetarëve.
Duke marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga komuniteti, Bashkia Shkodër ka nisur gjatë të mërkurës punën për riparimin e urës, edhe pse kjo vepër nuk është në juridiksionin e saj, pasi i përket ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të kulturës.
Specialistët dhe punonjësit e bashkisë kanë nisur ndërhyrjet për të shmangur ndonjë tragjedi.
Ndërsa punohej në këtë objekt, përfaqësuesit e drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore i kërkojnë bashkisë të marrë leje në ministri.
Bashkia Shkodër do të përmbyllë punën brenda pak ditësh, gjithmonë nëse nga ana e institucioneve qëndrore nuk mbërrijnë urdhëra shtesë për bllokim të punimeve.



