Rèshjet e dendυra të shiut dhe fryrja e lumit Kir kanë rikthyer përdorimin e varkave në Shkodër, shkruan Top Channel.

Në lagjen “Ajasëm” të qytetit, banorët po lëvizin përmes mjeteve lundruese, për shkak se niveli i ujit ka shkuar deri në 50 centimetër.

Qarku i Shkodrës ka prσbleme në disa zona si pasojë e motit të kεq. Këtë mesditë, lumi Drin doli nga shtrati. Niveli i ujit te Harku i Berdices arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.

Në fushën e NënShkodrës ka zona të përmby’tura. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka dέmtime në disa rrugë rurale dhe shkëputje të furnizimit me energji elektrike.

Shembjè skarpatesh në disa njësi administrative në bashkinë e Pukës. Në Vaun e Dejës situata më prσblematike. Ka dalë nga shtrati përroi Glin dhe lumi Gjadër. Ka pasur ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në të gjithë qytetin.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Në Bajzë, ujërat kane depërtuar në dy banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa. Po ashtu, janë evαkυar dy familje në Malësinë e Madhe, pasi u janë përmby’tur shtëpitë.