Në nëntorin e kaluar në ujërat mes Francës dhe Britanisë ndodhi një tragjedi,

ku një gomone me 33 emigrantë në të u përmbyt dhe 31 prej personave u mbytën, teksa vetëm 2 arritën të dalin të gjallë nga uji në kanalin e La Manshit.

Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë të kuptohet se rojet bregdetare të Francës nuk dërguan kurrë ndihmë në vendngjarje, ndonëse patën një kërkesë specifike nga Britania e Madhe për ta bërë një gjë të tillë.

BBC ka arritur të mbledhë gjithashtu dëshmi, ku autoritetet britanike ia kalonin njëra-tjetrës përgjegjësinë për ndërhyrjen ndaj një gomoneje që po mbytej. Një njërën prej bisedave, një operator dëgjohet duke u tallur pas ndërprerjes së linjës.

“Epo mirë, nuk mund të më dëgjosh, nuk do të shpëtohesh. Këmbët e mia janë në ujë thotë. Se mos të kërkova unë që të largohesh”,

dëgjohet të thotë operatori, çka tregon edhe rrezikun e madh që emigrantët me gomone ndërmarrin dhe e lënë veten në dorë të një operatori telefonik.