Papa Françesku është vënë në përgjim për një bisedë të fshetë të cilën e ka zhvilluar me një nga kardinalët e tij.
Një gjykatë në Vatikan dëgjoi regjistrimin audio midis Papa Françeskut dhe kardinalit Angelo Becciu, i cili është i pandehur. Gjatë bisedës kardinali i kërkon Papës të konfirmojë se ai kishte autorizuar pagesa për të ndihmuar në lirimin e një murgeshë të rrëmbyer në Afrikë.
Regjistrimi është bërë nga një palë e tretë në dhomën me kardinalin Becciu gjatë bisedës telefonike, e cila u zhvillua më 24 korrik 2021.
Shumat e paguara, sipas kardinalit ishin 350 000 euro për firmën britanike dhe 500 000 euro si shpërblim për murgeshën.
Nga zbardhja e përgjimit Papa thotë në telefonatë nuk e mbante mend në mënyrë të qartë dhe i kërkon kardinalit të shkruajë atë që do të dëshironte që Papa të konfirmonte.
Sipas ligjit të Vatikanit nuk ka asnjë dispozitë që një Papë të thirret si dëshmitar në gjyq.



