Sheqerpare!

1 gotë gjalpe të zbutur
3 gota uji-miell
1 vezë e plote, dhe dy të verdha
Pak vanile
1 gotë sheqer

Përbërësit për sherbetin!

1 gotë e gjysmë ujë
2 gota sheqer

Përgatitja!

Brumi përgatitet njëlloj sikurse për biskota, d.m.th rrihet gjalpi me sheqer, i shtojmë vezët pjesë-pjesë, duke i rrahur vazhdimisht, i hedhim miellin e situr dhe i përzirë me sodë.

E bëjmë brumin, e prejmë në forma ose në mungesë të tyre e bëjmë me dorë në formë të rrumbullakët, dhe i vëjmë në tavë-tepsi me pak yndyrë.

Lihen të piqen në 25-30minuta në temperaturë 180°C, dhe më pas hiqen nga furra.