Pasi quajti aktorin Ermal Mamaqi një mashturues për trajnimet e tij, Flavio Qarri së fundmi është kthyer kundër biznesmenit Vasil Naçi.

Naçi, prej vitesh zhvillon trajnime për të rinjt të cilët dëshirojnë të bëhen të suksesshëm.

Në intervistën e tij më të fundit, ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone', Flavio tha se dikur ka marr pjesë në një trajnim të Vasil Naçit, dhe mbeti shumë i zhgënjyer.

Fillimisht gazetari u ndal te çmimi i biletës e cila kushtoi 80 euro, dhe shtoi: 'Me aq lekë mund të kisha parë grupin e rrokut Metallica.'

Në vijim, Flavio rrëfeu se asnjë nga të pranishmit nuk u trajtua si një biznesmen. Ai shtoi:

"Kisha hapur nja dy biznese të vogla per qejf, dhe mendova se vërtetë do merrja këndvështrimin e Vasilit për eksperiencë. Ai nuk trajtoi asnjë si biznesmen të ri, por na trajtoi sikur po aplikonim për punë te ai".

Qarri, gjithashtu theksoi dhe një moment tjetër nga i cili mbeti i pakënaqur:

'Kërkova të bëj pyetje, por nuk mu dha e drejta.'

Në përfundim Flavio thumboi Vasil Naçin duke u shprehur se nuk është sukses të blesh cigare dhe t`i shesësh me çmim akcize.