Nisin procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA në vendin tonë , Yuri Kim.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka konfirmuar në “Twitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur, teksa nuk mund të flitet për emrin e Ambasdorit të ri, që do ta zëvendësojë.
Burime të ndryshme bënë me dije se në vend të saj, në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick.
Ky i fundit njihet si njohës i çështjes Ruse, teksa aktualisht ka pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekulim mbi ‘heshtjen’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruan Ministria e Jashtme.
Të njëjtat burime konfirmojnë se Ambasadorja Kim do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut.
Burimet bëjnë me dije gjithashtu se këtë informacion Kim e ka ndarë edhe me Presidentin, Bajram Begaj, gjatë takimit të zhvlluar të martën.



