Në bagazhin e valixhes që u kontrollua, një shqiptar kishte fshehur 15 kg produkte ushqimore,

djathë lope dhe mish viçi, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Pasagjeri që mbërriti në aeroportin e Olbia-s nga Tirana, nëpërmjet linjës Roma Fiumicino, ka përfunduar në telashe.

Ai u ndalua për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.

Ushqimet u sekuestruan, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen

Në fakt shumë shqiptarë emigrantë marrin gjithmonë ushqime me vete nga Shqipëria, por kur udhëton me avion duhet bërë shumë kujdes sepse mund të përfundosh si në këtë rast.

Kemi dëgjuar plot raste të tjera kur shqipotarët janë ndaluar sepse kanë marrë speca me vete ose ushqime të tjera dhe nuk është aspak turp për këtë.