Blogerja e njohur Armina Mevlani ka folur për jetën si dhe planet për të ardhmen. Ajo ka qenë e ftuar në “Më lërë të flas”, ku është pyetur se nëse do të merrte ftesë, a do të bëhej pjesë e Big Brother 2.

“Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës. Mund ta prezantoja, por jo…” tha Mevlani. E pyetur më tej nëse kjo është një “luftë e hapur”, Armina tha se që të drejtosh BBV duhet një e eksperiencë.

Pjesë nga biseda: Donald: Mos është l*ftë e hapur? Armina: Jo nuk është l*ftë e hapur se do shumë eksperiencë. Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë? Armina: Çfarë doni që të bëj?! Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Ata kanë më shumë se 10 vite së bashku, por në shtator të këtij viti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Çifti organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, mes të cilëve nuk mungonin as nga fusha të ndryshme, si politika, muzika apo ekrani. Mirëpo, disa muaj pas këtij eventi special, si çdokush edhe ata do të bëhen prindër. Mbrëmjen e djeshme, Arminën e ngacmuan duke i thënë nëse ka kërkuar për emra fëmijësh.

Ndërkohë, blogerja u shpreh në “Goca dhe Gra”: “Emrat i kam gjetur në moshë shumë të vogël sepse jam e fiksuar me emrat, por tani pas martesës dihet se çfarë vjen”.