Me një video në makinë, Poni ka ndarë një pjesë nga kënga e saj më e re.

Duke kënduar disa vargje plot ndjenjë, këngëtarja është shprehur se “nuk mundte ta mbante sekret”.

“Nuk munda ta mbaj sekret, sepse mezi po pres ta ndaj me ju këtë baladë”, ka shkruar Poni duke zbuluar edhe zhanrin e saj.

Projekti i fundit i këngëtares është “Pak me kripë, pak me mjaltë”, një bashkëpunim me Afrim Agalliun, ndërsa në klip spikati pjesëmarrja e aktores Rita Lati.