Shpëtimi, një telefonues nga Gjermania në “Aldo Morning Show” në Tv Klan e çoi në një tjetër drejtim temën e ditës së programit.
Ndryshe nga grindjet apo zënkat që janë vendosur sot në qendër të vëmendjes, ai flet për një “rast flagrant” ku fqinjët kanë lajmëruar policinë në orët e vona të mbrëmjes sepse po “sherrosej” me gruan.
Shpëtim: Para një jave, nami, nami,nami, rast flagrant që do të thotë, Aldo, shqiptarët bëjnë shumë dashuri dhe e ke parasysh vetë.
Aldo: Çfarë kam parasysh vetë edhe njëherë?
Shpëtim: Edhe njëherë, shqiptarët ti e di fare mirë që bëjnë shumë dashuri dhe në orët e vona të natës e ke parasysh…
Aldo: Edhe norvegjezët mesa di unë.
Shpëtim: Norvegjezët zakonisht e bëjnë ditën, jo natën si e bëjmë ne gjermanët.
Aldo: S’e di, s’para i mbaj pishën po nejse.
Shpëtim: Padashur fare, rreth orës 11:30-2:00 vetëm kur më bie dera pap-pap-pap. Kishin marrë në telefon komshinjtë për arsye se kishin spiunuar që në katin e nëntë kjo familje bën zhurmë. E ke parasysh, zhurmë në kllapa, zhurmë dashurie, zhurmë… se është edhe mëngjes tani dhe janë kalamajtë nëpër këmbë, e ke parasysh vetë.
Aldo: Po mundohem ta imagjinoj, por ideja është që kur ti bën zhurmë, lajmëron komshia policinë. Këtë po thua apo jo?
Shpëtim: Policia te dera pam-pam-pam.
Sipas Shpëtimit, fajtor është ndërtuesi i pallateve që i ka bërë muret e holla. “Faji është i ndërtuesit për arsye se ti e di, shqiptarët e duan me dopio beton të keqen dajo se shqiptari bërtet, kape, bëje”, përmbyll telefonuesi.



