Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Floriana Garo u rikthey pas në kohë ku foli për eksperiencën e saj televizive si moderatore teksa drejtonte emisionin “Jo vetëm modë”.
Garo e kujton si një eksperiencë të bukur.
Floriana Garo: Kanë qenë realisht eksperienca shumë të bukura që jam munduar ta shtyj veten përtej asaj që ishte e pritshme nga unë. Mendoj se njerëzit e kanë përqafuar vërtet.
A vazhdon ta shikosh formatin tani?
Floriana Garo: Jo tani nuk e ndjek se shoh shumë pak televizion. Dhe atë kohë që shoh televizion janë emisione politike kryesisht tani.



