Rezart Veleshnja është një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri. Ai është pjesë e programit “Portokalli” prej shumë vitesh.
Ai ka sjellë për publikun role të ndryshme e që vijojnë të jenë shumë të dashura si: Betim Spërdhima, profesori etj, ndërsa ka imituar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, moderatorin Arjan Çani etj.
Së fundmi, Veleshnja ishte i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel me Erjona Rusin, ku ka treguar se si kanë lindur rolet e tij në programin e humorit.
Gjtihashtu ka folur për familjen e tij, miqtë e ngushtë dhe statusin e tij aktual, duke zbuluar se nuk është në një marrëdhënie.
Ndërsa tregoi se çfarë raporti ka me vëllain e tij, Endrin dhe nëse zihet me të, Rezarti tha me shaka se ai nuk është nga Tirana që të zihet me vëllain e tij, por është qytetar nga Berati dhe kryeqytetasit nuk kanë pse zemërohen me deklaratën e tij.
“Jo, me vëllain kemi 23 vite që nuk flasim. Më fal, unë nuk jam tirons, tironsit nuk flasin me vëllezërit e vet nga niveli. Unë jam nga Berati, jemi qytetarë 2400 vjeçarë.
Si mund të ndodhë kjo gjë? Mos të zemërohen tironsit se jemi 2400 vite përpara. Bëj shaka, këtë e them që të zihen pak nëpër portale, të shahen içik se ne vd sim të shahemi”- tha me shaka Rez Veleshnja në emisionin “S’e luan Topi” që transmetohet çdo të shtunë në Top Channel.



