Nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH është duke u zhvilluar, teksa është dhënë edhe cmimi i parë i mbrëmjes, për artistin më të mirë debutues aka cmimi për artistët e rinj. Në fakt bëhet fjalë për një artiste, pra këngëtare, me Erma Micin që ka triumfuar në këtë kategori.

Erma merr pjesë në kompeticion me këngën “Kozmosi i Dashurisë”, këngë që është pëlqyer mjaft nga publiku, teksa ishte një prej artisteve të reja që kaloi në natën finale dy netë më parë dhe bëhet kështu pjesë e historisë së Festivalit.

Ky ishte cmimi i parë i mbrëmjes së sotme, teksa do të jepet edhe një cmim karriere, më pas 3 vendet e para të Festivalit, përfshirë edhe Fituesin, por do të përzgjidhet edhe kënga që do të në përfaqësojë në Eurovision.

Erma Mici është e bija e një emri të njohur në vendin tonë, Altin Micit, stilistit të njohur që ka veshur me mijëra njerëz publik dhe jo vetëm më vendin tonë.

Nderkohe Arbana Osmani ka marrë një vëmendje të madhe për prezantimin por edhe veshjet e saj kaq shumë të komentuara në “Festivalin e Këngës”.

Natën e parë, moderatorja “rrëmbeu” vëmendjen me veshjen e saj totalisht “pink”. Moderatorja u vesh e gjitha me Valentino dhe veshja e saj i ka kushtuar plot mijera dollarë. Fustani kushtoi 4500 dollarë, getat kushtojnë 300 dollarë dhe këpucët 1200 dollarë.

Por tashmë Arbana pritet që të veshë një tjetër fustan të markës Valentino, që thuhet se kushton plot 18,000 euro.Ky lajm është bërë me dije nga një faqe në Instagram.