Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore, kryesisht fruta-perimet, pësojnë një trend rritës. Edhe për këtë vit, qytetarët konfirmojnë se çmimet kanë filluar të rriten
Ato thone se rritja e çmimeve është bërë e zakonshme, teksa shprehen se këtë vit e kanë të vështirë të plotësojnë kërkesat pasi kriza ekonomike ka ndikuar ne jetesen e tyre. Por fenomeni mohohet nga tregtarët, të cilët paraqesin të tjera problematika.
Për ta, largimi i të rinjve nga vendi, por edhe kriza qe ka perfshire vendin , kanë ndikuar në uljen e shitjeve për këtë vit.
Tregtaret shpresojnë që situata të ndryshojë në ditët e fundit të këtij viti me rritjen e fuqisë blerëse, pasi thonë se deri më tani nuk kanë mundur të nxjerrin as shpenzimet e tyre.



