Të dashtun miq,
Për shumë mot, gëzuar Krishtlindjen kudo që jeni!

Paqe, harmoni e besim paçi gjithmonë në familjet tuaja, nën bekimin e Zotit! Kjo natë e lume na kujton që nuk jena kurrë vetem! Krishti asht me ne e na duhet të jemi me njeni tjetrin, në ditë të mira e në te veshtira.

Secilit prej jush me zemer i uroj çdo gja të bukur dhe në këtë ditëlindje të shenjtë ju falenderoj për mbeshtetjen e pakursyeme që nder vite me keni dhanë.

Me respekt,
Tom Doshi