Një shtëpi njëkatëshe është djegue rreth orës 19.00 pasditen e se shtunes në Samrisht të Dajçit. Në të banonin Pjeter Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrfikëses nga Shkodra, burime bëjnë me dije se nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Sot besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë Krishtlindjen. Me rastin e kësaj feste, kryeministri, Edi Rama, ka uruar besimtarët shqiptarë Krishtlindjen.

Nëpërmjet një posrtimi në Facebook, Rama ka publikuar një video me fëmijët që janë lidnur gjatë mbrëmjes së shenjtë të Krishtlindjes. “Mirëmëngjes dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”, shkruan Rama.

Mëngjesin e sotëm, besimtarët ortodoksë janë ,mbledhur në Kishën “Ngjalla e Krishtit” për të kremrtuar ditën e Lindjes së Krishtit.