“Dancing With The Stars” përveçse një aventurë shumë e bukur, i dhuroi Elhaida Danit “trofeun” më special: dashurinë. Këngëtarja dhe partneri i saj balerini,Ledian Agallijaj konfirmuan publikisht romancën e tyre me një puthje romantike.Por duket se lidhja e tyre ka marrë përmasa serioze.
Nëpërmjet postimeve në Instagram, kuptuam që çifti i ka kaluar Krishtlindjet në Shkodër me familjarët e Elhaidës.
Mesa duket Elhaida dhe Lediani janë prezantuar edhe me familjet e tyre dhe ne na mbetet të presim për hapin e rradhës në lidhjen e tyre.




