Festa e fundvitit dhe rikthimi I emigranteve prane te afermeve te tyre ne kete periudhe kane renduar trafikun ne rruget kryesore te qytetit te shkodres.

Edhe pse policia rrugore në kuadër të planit të masave që nis që me kontrollet e shumta në terren, shtimin e forcave të policisë apo edhe një vëmendje më të madhe në tërësi , ka qenë e pamundur për t’ia dalë për shkak të një numri shumëfish më të madh të mjeteve motorike.

Dalja për të blerë në treg për festat, vizitat tek njëri tjetri apo edhe drekat e darkat festive bashkë me parapërgatitjet për natën e ndërrimit të viteve kanë bërë që trafiku të jetë më i dendur se zakonisht duke sjellë edhe vështirësi në lëvizje.

Ndersa problematike mbeten parkimete dyshe te cilat krijojn edhe trafik ne rrugete e qytetit duke e bere te pamundur levizjen qofte te automjetve ashtu edhe qytetareve qe levizin me motor apo me bicikleta