Agron Çela, një prej 4 deputetëve të Partisë së Lirisë, dalë nga Qarku i Shkodrës në zgjedhjet e 2021, do t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Vetë deputeti i pyetur nga Tv Klan pranon se është larguar nga kjo forcë, por zyrtarisht lëvizja drejt shumicës socialiste pritet të bëhet në seancën e parë plenare të 2023 që do të jetë në datën 16 Janar.

Kalimin e Çelës me grupin e Partisë Socialiste e konfirmojnë dhe burime zyrtare nga kjo forcë.

Aktualisht PS ka 74 mandate dhe me bashkimin e deputetit të Shkodrës Agron Çela, grupi parlamentar i selisë rozë shkon në 75.