Kristi ka bërë një deklaratë të fortë në Big Brother Albania VIP 2, ndërsa të pranishëm ishin Olta dhe Armaldo.

Duke iu referuar dhe djemve të tjerë, Kristi tregoi se do sillej ndryshe me vajzat nëse nuk do të ishte i lidhur.

“Unë të isha single, besoj që do kisha kaluar që të gjitha”, u shpreh Kristi.
Gjatë “prime” të martën, Kristi konfirmoi se ndodhet në një lidhje dhe është dikush që e pret jashtë shtëpisë së Big Brother.

Krist Aliaj prej vitesh jeton në Beligjikë me familjen e tij, por së fundmi është kthyer shpesh për të kërkuar fatin në Shqipëri

Gjatë kohës që ishte pjesë në emisionin e njohjeve “Love Story”, djali i Robert Aliajt gjatë një interviste në “Station” tregoi se çfarë pëlqen dhe nuk pëlqen tek femrat shqiptare.

Ai pak kohë më parë shprehej: “Pyes veten gjithmonë se si më duken femrat shqiptare dhe e kam një përgjigje. Femra shqiptare bën sakrificë për ty nëse të kaq qejf, të ketë interes, sado i gabuar të jetë. Sakrifikon kohën, mendimet, familjen për ty. Femrat andej janë më të përmbajtura. Kjo më pëlqen. Por kanë një aspekt negativ kjo që sakrifikohet për gjëra të gabuara, për gjëra shumë cheap, për këtë më vjen keq.

Në Shqipëri po flas me një femër dhe nuk e di me të vërtet se çfarë lloj femre kam, çfarë kërkese ka se mua më prezantohet si qenie komplet ndryshe, ndërsa realisht është ndryshe. Kjo më frίkëson tek femrat shqiptare në përgjithësi, dy jetët paralele që jetojnë. Nuk e kuptoj si ato vetë e bëjnë atë lloj jete dhe unë që duhet ta dëgjoj, është tmεrr. Por ato vetë si jetojnë me të tilla mendime, është e çuditshme”, rrëfeu ai.