Perdorimi i substancave te ndaluara nga adoleshentet perben nje fenomen te rrezikshem ne vendin tone, qe edhe pse bejme sikur nuk ekziston ky fenomen, po realiteti eshte i trishte.

Nje rast konkret na e sjell gazetarja Rudina Xhunga, e cila tregon se eshte rastisur me nje 14 vjeçar ne farmaci, i cili ka blere tre sh ringa per perdorim te ketyre subtancave.

Ajo thote ne nje postim ne facebook, se farmacistja i ka treguar qe femijet here pas here marrin valium per te fjetur gjume, ne mungese te lendes. Postimi i Rudina Xhunges: Ne farmaci shikoj nje femije 14 vjeçar, qe merrte tre shiringa. Pasi doli, pyes farmacistin: -Merr dr ge femija? -Nuk e di,-me tha.

E pyeta serish. -Per çfare i do djali shiringat? -Nuk e di,- tha,-pse i donte! Insistova, duke i thene se nuk po e pyesja si gazetare, por doja te me tregonte pse i mori ai dhe a marrin te tjere. Me tha qe po! -Marrin.

Me tregoi me tej, qe here pas here i marrin per dr ge, por ka te tjere qe marrin edhe shiringa edhe valium.