Një 32-vjeçare është arrestuar në Shkodër pasi ka vrarë foshnjën e saj, duke e hedhur në lumin Kir.

Pas kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës. Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor.

Trupi i pajetë i foshnjës të seksit mashkull jo më shumë se një javë jetë është gjetur në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir.

“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja” i ka thënë ajo policisë së Shkodrës. Ajo çka e bën më të rëndë është fakti se e reja nuk ka shfaqur pendesë gjatë dëshmisë së saj në Polici. “Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Gremi në deklaratën e saj kimisariat, duke mos dhënë më tepër detaje për aktinn e rëndë

Mesohet se Orjana Gremi kishte dalë nga spitali pikërisht më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit te fëmijës së parë në vlerën e  400 mij lekëve.

Sipas të dhënave të para 32 vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkoder tek të afërmit e saj perkatesisht tek daja

Mendohet që foshnja është hedhur në lum dy ditë para se ta gjejnë dhe kanë qenë misionaret e kishës katolike që kanë njoftuar dje policinë pasi kanë parë që e reja nuk ka pasur fëmijën.

32 vjecarja Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja ua ka rrëfyer krimin murgeshave duke u thënë “se e ka hedhur sepse nuk kishte ku ta linte”. Më pas murgeshat kanë njoftuar policinë.

Menjëherë, pas këtij denoncimi, uniformat blu kanë nisur nga puna. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në  lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “Vrasja me dashje”.